Gjykata Speciale

Zyrtari i Human Rights Watch, pyetet për letrën dërguar Thaçit në 1998


Gregory Kehoe dhe Frederick Abrahams.

Zyrtari i organizatës ndërkombëtare jo-qeveritare që kryen kërkime dhe avokon mbi të drejtat e njeriut – Human Rights Watch, Frederick Abrahams, është duke vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale ku është duke u intervistuar nga avokati i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Kehoe.

Kehoe, gjatë intervistimit të Abrahams e pyeti atë rreth një letre të 2 dhjetorit të 1998 dërguar ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka kërkuar nga ai që ta informojë nëse e dinte se a e kishte pranuar Thaçi këtë letër apo jo.

Kehoe, e ka pyetur edhe rreth takimit me Thaçin dhe mënyrën se si bashkëbisedonte me të pasi që nuk dinte të fliste në gjuhën shqipe.

Një pjesë e intervistimit të Frederick Abrahams nga avokati, Gregory Kehoe.

Gregory Kehoe: Kur shkove t’i jepje një kopje të raportit, a e pyete a e kishte marrë ndonjëherë këtë letër të 2 dhjetorit të 98-ës?

Frederick Abrahams: Po më kujtohet.

Gregory Kehoe: Gjatë takimit me zotërin Thaçi në gusht të 98-ës, a e pyete ndonjëherë konkretisht atë për këtë letër?

Frederick Abrahams: Nuk më kujtohet a e kam bërë këtë pyetje.

Gregory Kehoe: Por, kjo do të ishte e rëndësishme për ju të kuptonit nëse ishte marrë apo jo letra?

Frederick Abrahams: Më kujtohet që folëm për takimin e nëntorit është krejt normale një bisedë mes dy personave që thonë “o sa mirë që po takohem sërish në rrethana të ndryshme”.

Frederick Abrahams.

Gregory Kehoe: A e dinit ju që zotëri Thaçi ishte larguar në mes të fundit të nëntorit dhe nuk është kthyer në Kosovë deri në mars të 99-ës?

Frederick Abrahams: Nuk e di çfarë lëvizje bënte atë kohë.

Gregory Kehoe: Pra, ju shkruat këtë letër dhe nuk u përpoqët të verifikoni nëse e kishte marrë zotëri Thaçi këtë letër?

Frederick Abrahams: Ne e dërguam këtë letër nuk morëm përgjigje dhe kaq ishte komunikimi.

Gregory Kehoe: Ju nuk morët asnjë masë tjetër pasi dërguat letrën për t’u siguruar që zotëri Thaçi kishte marrë letrën?

Frederick Abrahams: Jo me sa më kujtohet.

Gregory Kehoe: Ju thatë që flisnit deri në një masë në gjuhën shqipe dhe nëqofse takimi është mbajtur kryesisht në gjuhën shqipe dhe ju se flisni rrjedhshëm, ju nuk mund të jeni i sigurt që nuk ka pasur keqkuptime gjatë takimit mes jush?

Frederick Abrahams: Unë kam dhënë shumë intervista në Radio Televizionin Shqiptar, kështu që besoj që aftësitë e mija për sa i përket shqipes mund të gjykohen sepse intervistat e mija janë publike. Lidhur me pyetjet që më keni bërë rreth takimit të mbajtur sipas mendimi timë unë kam kuptuar thelbin, kam kuptuar mesazhin kryesor.

Gregory Kehoe.

Ai tutje është pyetur edhe për rolin e Adem Demaçit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Gregory Kehoe: Kur u pyetet nëse Demaçi po vepronte në dorëzimin e shtabit të përgjithshme, përgjigja juaj ishte që kjo është në përputhje me ashtu siç e keni kuptuar ju pozicionin e tij, a ju kujtohet?

Frederick Abrahams: Ju kërkoj ndjesë, por nuk më kujtohet.

Gregory Kehoe: Pra, nuk ju kujtohet që i keni thënë gjykatësit Metro, se kur Demaçi po vepronte me autorizimin e UÇK-së, kjo ishte në përputhshmëri ose në pajtim me atë se çfarë kujtoni ju se kishte zotëri Demaçi?

Frederick Abrahams: Unë nuk kam thënë asnjëherë që zotëri Demaçi, nuk është i rëndësishëm. Megjithatë, unë besoj që kryesisht ai ka pasur rol sipërfaqësisë publike me ndërkombëtarë si puna ime, diplomatë dhe publiku shqiptarë që kishin respekt për të.

Kjo nuk do të thotë që ai nuk ka qenë pjesë e bisedave. Ajo çfarë do të parashtroja në këtë rast është se negociata e brendshme shqiptare që ai ka bërë ka luajtur një rol.

Lajmi në përditësim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore