
Zyrtarëve rusë u është ndaluar përdorimi i iPhone të Apple.
Ky vendim “për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë”, kanë raportuar mediat ruse.
Sergei Kiriyenko nënkryetari i parë i administratës presidenciale tha se “telefonat ishin të qasshëm nga agjencitë e inteligjencës perëndimore”.
Telefonat duhet të hidhen deri më 1 prill.
Kiriyenko u tha zyrtarëve në një seminar: “Gjithçka ka marrë fund për iPhone: ose hidheni ose jepjani fëmijëve”.
Dmitry Peskov zëdhënësi i Kremlinit, tha se ai nuk mund ta konfirmonte raportin, por se telefonat inteligjentë gjithsesi nuk mund të përdoren për qëllime zyrtare.
Apple nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese për koment.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com