Sport

Zyrtare: Trajneri izraelit merr drejtimin e Pejës


Një dit pasi shkëputën kontratën me trajnerin Can Sevim, klubi i basketbollit, Peja, e ka emëruar trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për trajnerin nga Izraeli, Rami Hadar, i cili e ka marrë drejtimin e pejanëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kosovar, të cilët njoftuan se kanë nënshkruar kontratë me Hadar.

“KB Peja ka kënaqësinë të njoftoj se ka nënshkruar me trajnerin e mirënjohur izraelit, Rami Hadar”, shkruan klubi pejan.

Hadar ka një përvojë të madhe në ligen izraelite dhe Euro League, ku ka udhëhequr ekipet më të mëdha izraelite si Maccabi Tel Aviv, Maccabi Haifa, Hapoel Afula, Hapoel Be’er Sheva etj.

Kujtojmë që Peja momentalisht gjendet në pozitën e tretë në tabelën e Prince Cafe Superligës së Kosovës, të cilët pas 22 ndeshjeve, kanë marrë 15 fitore dhe shtatë humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore