Sport

Zyrtare/ Trajneri holandez merr drejtimin e Ajax-it


Tashmë është zyrtare. Trajneri jo shumë i njohur holandez, Maurice Steijn, e ka marrë drejtimin e klubit të Ajax-it.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Amsterdami, të cilët përmes një njoftimi në faqen e tyre, lajmëruan se kanë nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026 me trajnerin 49-vjeçar.

Pra, John Heitinga që mbante rolin e trajnerit pas largimit të Erik ten Hag, tani do të largohet nga klubi dhe në vend të tij do të vijë Steijn.

Kujtojmë që Steijn se fundmi bëri punë të mirë me ekipin e Sparta Rotterdam, duke e pozicionuar në vend të gjashtë me 59 pikë.

Megjithatë, ata nuk arritën të kualifikoheshin në kupat evropiane, pasi që u mposhtën në finale të “Play-Off”-it nga Tëente.

Përveç Sparta-s, Steijn ka drejtuar edhe klube të ndryshme holandeze si: NAC Breda, Venlo e Den Hag.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore