Sport

Zyrtare: Shtyhen zgjedhjet për kreun e FSHF-së


Federata Shqiptare e Futbollit do të shtyjë zgjedhjet për presidentin e ri.

Kjo, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për pezullimin e kreut të FSHF-së Armand Duka nga funksionet e tij.

Ishte pikërisht Duka që njoftoi lajmin përmes një postimi në median sociale “Facebook”.

“Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër”, shkruan drejtuesi i institucionit të futbollit.

Të enjten e 10 shkurtit, Gjykata e Tiranës i dha të drejtë Bashkisë së Tiranës, në padinë që ky institucion, në cilësinë e aksionarit në Klubin e Futbollit Tirana, ngriti kundër Dukës.

Bashkia e Tiranës, me në krye Erion Veliajn, ka paditur Dukën për një sërë akuzash, ndër të cilat korrupsion në krye të FSHF-së.

Sipas tyre, akuzat kishin të bënin me një përpjekje për të destabilizuar garën zgjedhore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore