Sport

Zyrtare/ Ndeshja Gjilani – Ballkani do të luhet në Suharekë


Ndeshja e xhiros së fundit mes Gjilanit dhe Ballkanit do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Therandës.

Edhe pse Gjilani ishte vendas në këtë ndeshje, ndeshja do të zhvillohet në territorin e Ballkanit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Ballkanit, të cilët me anë të një postimi në faqen e tyre në Facebook, njoftuan që do të jenë nikoqir i Gjilanit.

“Festa e mbrojtës së titullit kampion, zhvendoset e tëra në qytetin e kampionëve”.

“Duke gjetur gjuhë të përbashkët me skuadrën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, ju bëjmë me dije se përballja e fundit kampionale, do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë”, ka shkruar .

Vlen të theksohet se kjo ndeshje do të jetë pa vlera sa i përket pikëve, pasi që Ballkani tashmë e ka siguruar vendin e parë, pra titullin kampion, derisa Gjilani e ka blinduar vendin e tretë, që do të thotë se daljen në Evropë e kanë të sigurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore