Sport

Zyrtare/ Lewandowski do të mungojë në El-Clasico


Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, nuk do të luajë në El-Clasico-n që do të zhvillohet të enjten e ardhshme.

Barcelona dhe Real Madrid-i do të ballafaqohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por sulmuesi polak nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin e tij në këtë ndeshje të rëndësishme.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë ekipi katalanas, sipas të cilëve 34-vjeçari e ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Almeria-s, që do të jetë jashtë fushave të paktën për dy javë.

“Robert Lewandowski ka një tendosje të kofshës së majtë. Ai është jashtë dhe rikuperimi i tij do të zgjasë dy javë”, shkruan klubi i Barcelonës.

Pra, tjetër lajm i keq për Barcelonën, të cilët sipas të gjitha gjasave nuk do të rikuperohen as Pedri, Ousmane Dembele dhe Ansu Fati.

Barcelona në dy ndeshjet e fundit gjithashtu kaloi në një formë shumë të dobët, të cilët fillimisht u eliminuan nga Liga e Evropës nga Manchester United-i, pastaj erdhi humbja nga Almeria në La Liga.

Kujtojmë që Lewandowski po kalonte në formë shumë të mirë me Barcelonën në këtë sezon, i cili ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore