Kampionate

Zyrtare: Juric është trajneri i ri i Roma-s


Ivan Juric

Roma ka njoftuar zyrtarisht se Ivan Juric është trajneri i tyre i ri, vetëm disa orë pasi njoftuan në mënyrë sensacionale se kishin shkarkuar legjendën e klubit Daniele de Rossi.

Ishte si një tronditje lajmi i mëngjesit të së mërkurës kur u konfirmua se De Rossi ishte shkarkuar, veçanërisht pasi ai kishte nënshkruar vetëm kohët e fundit një kontratë të re pasi zëvendësoi Jose Mourinho-n në janar.

Tani , Juric nënshkruan një kontratë njëvjeçare deri në qershor 2025, megjithëse raportohet se ka një opsion për një sezon të dytë.

Juric është një dorë e vjetër në Serie A dhe mbushi 49 vjeç muajin e kaluar, por i kishte skaduar kontrata pasi vendosi të mos e zgjaste periudhën e tij trevjeçare në Torino.

Rolet e tij si trajner janë të shumta në Itali, në Mantova, Crotone, Genoa, Verona dhe Torino.

Kroati është një nga shumë trajnerët aktualë që e mësuan zanatin e tyre nën drejtimin e Gian Piero Gasperini-t, duke punuar si lojtar i tij te Crotone dhe Genoa, pastaj ndihmës menaxher te Genoa, Inter dhe Palermo.

Ai mbërriti në terrenin stërvitor të Trigoria pasditen djeshme dhe mbikëqyri seancën e tij të parë me skuadrën e Roma-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore