Sport

Zyrtare/ Haller transferohet në Dortmund


Sebastien Haller është zyrtarisht transferimi më i ri i Borussia Dortmund-it.

Gjermanët njoftuan vetë për transferimin e Haller, për të cilin shpenzuan 28 milionë euro në arkat e klubit të Ajax-it.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me gjermanët.

Ndryshe, Haller shkëlqeu gjatë edicioni të kaluar me fanellën e Ajax-it, i cili shënoi 34 gola dhe dhuroi nëntë asistime në 42 ndeshje në të gjithat garat.

Ai gjithashtu ishte golashënuesi i dytë më i mirë në Ligën e Kampionëve, duke realizuar 11 sosh.

Pra, një zëvendësues i denjë i Haaland-it nga gjermanët, i cili pritet të shkëlqejë me fanellën verdhezi.

Kujtojmë që Haller është pjesë e Ajax-it që nga janari i vitit 2021, kur u transferua nga Ëest Ham United për shumën e 21 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore