Sport

Zyrtare: Giovanni Colella trajneri i ri i Partizanit


Italiani 56-vjeçar, Giovanni Colella, do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Partizanit të Tiranës.

Klubi i kuq njoftoi këtë të mërkurë afrimin e teknikut, i cili u prezantua në praninë e presidentit, Gazment Demi dhe drejtorit sportiv, Elton Marini.

Italiani me pasaportë shqiptare për herë të fundit kishte drejtuar ekipin e Legnago-s në Serie D.

Gjithashtu ai ka trajnuar dhe skuadra të tjera në Itali si: Rimini, LR Vicenza, Bassano, Siena, Renate dhe Como.

Në Shqipëri, Colella ka drejtuar skuadren e Apolonisë.

Partizani ndahu në mediat sociale afrimin e 56-vjeçarit në krye të stolit të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore