Sport

Zyrtare/ Benzema nënshkruan me Al Ittihad


Tashmë është zyrtare. Karim Benzema do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite te skuadra e Al Ittihad.

Sulmuesi francez njoftoi largimin e tij nga klubi spanjoll fundjavën e kaluar, duke i dhënë fund një periudhe 14-vjeçare me Real Madrid-in, gjatë së cilës ai fitoi La Liga-n në katër raste dhe Ligën e Kampionëve pesë herë.

Al Ittihad drejtohet nga ish-trajneri i Wolves dhe Tottenham, Nuno Espirito Santo dhe përfundoi pesë pikë përpara Al Nassr të Cristiano Ronaldo-s – i cili doli i dyti – sezonin e kaluar.

Al Ittihad postoi një video në Twitter ku Benzema nënshkroi një kontratë deri në vitin 2026, megjithëse klubi nuk bëri të ditur asnjë detaj financiar.

Megjithatë, raportimet në media thonë se sulmuesi francez do të përfitojë rreth 200 milionë euro në sezon.

“Jam i emocionuar që ju shoh në Jeddah”, tha 35-vjeçari në video.

Benzema ishte pjesw e Real Madridit që nga viti 2009 dhe fitoi një rekord të klubit me 25 tituj.

Sezoni i tij i fundit me Realin e pa atë kapiten të skuadrës drejt fitores në finalen e Kupës së Mbretit, por ata përfunduan të dytat pas Barcelonës në La Liga dhe humbën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Manchester City.

Kujtojmë që gjatë kohës së tij me klubin e Real-it, Benzema luajti në 648 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 354 gola dhe ka dhuruar 165 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore