Bota

Zviceranët kundërshtojnë ligjin e përmbushjes së qëllimeve të emetimeve të karbonit


Zviceranët hodhën poshtë një treshe propozimesh mjedisore të dielën. Përfshirë një ligj të ri, që synon të ndihmojë vendin të përmbushë qëllimin për uljen e emetimeve të karbonit, të vendosur në Marrëveshjen e Parisit mbi Ndryshimin e Klimës.

Ligji i ri për Co2 u refuzua ngushtë, me 51.6% të votuesve që e kundërshtuan. Kjo në një referendum mbarëkombëtar, sipas sistemit tё demokracisë së drejtpërdrejtë nё vend.

Rezultati ishte një disfatë për qeverinë zvicerane. Në vend të tij u mbështet një ligj i ri që përfshinte masa të tilla si pagese shtesë për karburantin e makinave dhe vendosjen e një takse në biletat e fluturimit.

“Refuzimi do të thotё se tani ёshtё shumë e vështirë për Zvicrën të arrijё qëllimin e saj të vitit 2030, për uljen e emetimeve të karbonit në gjysmën e niveleve të tyre të vitit 1990. Apo të bëhet neutrale deri në vitin 2050”, tha Ministrja e Mjedisit Simonetta Sommaruga.

“Jo-ja e sotme nuk është një jo për mbrojtjen e klimës. Ёshtë një jo për ligjin për të cilin kemi votuar”, tha Sommaruga në një konferencë shtypi.

Qeveria do të kërkojë tani të shtrijë masa të pakontestueshme, për importuesit e karburantit në projektet e mbrojtjes së klimës. Gjithashtu do të përpiqet të krijojë një konsensus të ri me popullsinë mbi politikat klimatike, sipas Sommaruga.

Gjithashtu, u refuzua një propozim i cili do ta bënte Zvicrën vendin e dytë në botë që ndalon pesticidet artificiale plotësisht.

Mbështetësit argumentuan se pesticidet ishin të lidhura me rreziqet shëndetësore. Kundërshtarët pohuan se ndalimi i pesticideve do të çonte në ushqim më të shtrenjtë, humbje të vendeve të punës për industrinë zvicerane të përpunimit të ushqimit dhe varësi më të madhe nga importet.

Antoinette Gilson-një nga autorët e iniciativës së pesticideve artificiale- tha se rezultatet nuk tregojnë se zviceranët nuk interesohen për mjedisin. Sipas saj, ata janë më të proekupuar për shqetësimet imediate.

“Njerёzit po mendojnë më shumë për problemet aktuale. Kjo për shkak se po kalojnë një kohë të vështirë gjatë pandemisë sё Covid-19”, tha Gilson.

Prodhuesit e agrokimikateve Syngenta dhe Bayer të dy e mirëpritën rezultatin.

Një ligj i përkohshëm për të mbështetur financiarisht bizneset gjatë pandemisë sё Covid-19 u miratua. Po ashtu dhe një që i jep kompetenca shtesë policisë, për të luftuar terrorizmin. Përkatësisht me 60% dhe 57% tё votuesve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore