Gjykata Speciale

ZPS-ja kërkon refuzimin e kërkesës së mbrojtjes së Shalës për rishqyrtim të deklaratave të mëparshme


Pjetër Shala.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar që të refuzohet kërkesa e mbrojtjes për rishqyrtimin e “vendimit lidhur me deklaratën e mëparshme të Pjetër Shalës”.

Lajmi është bërë i ditur përmes dokumentit të publikuar nga ZPS-ja ku është thënë se “kërkesa duhet të refuzohet sepse nuk plotëson standardin për rishqyrtim të përcaktuar në Rregullën 79 (1).

‘‘Ndërkohë që Gjykata e Apelit ka identifikuar një shkelje të standardeve të ligjit të të drejtave të njeriut në lidhje me Intervistën belge të vitit 2016, ajo deklaroi në mënyrë eksplicite se një shkelje e tillë ishte ‘e kufizuar’ dhe nuk rezultoi në asnjë tregues të pabesueshmërisë së intervistës dhe gjeti se pranimi i saj nuk do të dëmton integritetin e procedurës’’, thuhet në këtë përgjigjet.

Nga Gjykata e Apelit është konfirmuar në mënyrë specifike gjetja e Panelit se intervista belge e vitit 2016 nuk ishte e papranueshme në përputhje me rregullën.

‘‘Për më tepër, mbrojtja përfaqëson në mënyrë mashtruese vendimin e Delalic-it dhe jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) e mbështetur prej saj është e pavenda”.

“Në veçanti, siç është e dukshme nga parashtresat e vetë mbrojtjes, vlerësimi përkatës në përputhje me jurisprudencën e GJEDNJ-së lidhet me drejtësinë e përgjithshme të procedurës në tërësi, në rrethanat e veçanta të çështjes, dhe përdorimin për të cilin provat janë vënë përfundimisht”.

“Asnjëra prej të cilave nuk mund të vlerësohet në këtë pikë të gjykimit’’, thuhet në vazhdim të përgjigjes së prokurorisë”.

Dëshmitari i shtatë të cilit Dhomat e Specializuara të Kosovës i kanë dhënë kodin 1, ka filluar të dëshmoj në rastin e Pjetër Shalës më 30 maj.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore