
Dita e sotme e 25 shtatorit shënoi edhe mbylljen e dhënies së gjykimeve për dosjen e inceneratorit të Fierit.
12 nga 15 të akuzuarit u shpallën fajtorë nga GJKKO, ku shumica prej tyre lanë qelitë pasi gjykata ua konvertoi dënimet me shërbim prove.
Në burg mbetën vetëm ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe ish-administratori i koncesionit të Fierit, Loran Duzha.
Biznesmeni Klodian Zoto, i cili ndodhet në arrati që kur u shpall në kërkim ndërkombëtar dy vite më parë, mori dënimin më të lartë me tetë vite burg.
Konkretisht ai u dënua me 12 vjet burg në mungesë, pasi u shpall fajtor nga treshja gjykuese për akuzën e pastrimit të parave, mashtrimit me pasoja të rënda, krijimit të skemave mashtruese dhe korrupsion në një rast.
Zoto i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë tetë vite burg, mori tre pafajësi për akuzat e korrupsionit.
Sa i takon korrupsionit ai u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim.
Me këtë akuzë provohet lidhja e tij me dy të zgjedhur: Koka dhe Bllako.
Ndaj tij bien tre akuzat për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Kjo pasi Gjykata provoi se, Arben Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Ymeraj ishin të pafajshëm.
Por ajo që bie në sy në vendimin e Gjykatës është fakti se kompania koncesionare e inceneratorit të Fierit, “Integrated Technology Services” sh.p.k, e pandehur si person juridik në proces u deklarua pafajshme.
Jo vetëm kaq, Gjykata e liroi atë nga masa e sekuestros.
“Integrated Technology Servces” është një nga filialet e kompanisë “Integrated Energy B.V”.
Kjo e fundit u themelua në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë, ka faturuar qytetarët shqiptarë në mënyra të ndryshme, përfshirë përmes sistemit fiskal për qeverinë apo përmes tarifave të detyrueshme për depozitim mbetjesh.
Sipas prokurorisë dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, rezultojnë të jenë pronarët de facto të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k si dhe janë pronarët de facto të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin ‘Geogenix B.V’”.
Duke parë këtë vendim shtrohet pyetja: A mund të jetë ky i njëjti fat që e pret edhe inceneratorin e Elbasanit e më tej Tiranës?
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Basha takon Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar: Mbështesim SPAK në luftën antikorrupsion
-
Miratohet Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare
-
Manja ‘shmang’ akuzat për çështjen Beleri, amnistia mund të përfshijë 600 të dënuar
-
Kaosi në Kuvend, përjashtohen Sali Berisha dhe 5 deputetë të opozitës