Shkrimtarja joshëse e Pragës, Maria Lani – identiteti i zonjës me 50 fytyra – goditi artistikisht Parisin si një stuhi e gjallë në pranverën e vitit 1928.
Tri vite më vonë ajo u zhduk, në mënyrë po aq të mistershme siç vajti.
Lani e kishte vendosur qytetin në një kllapi. Ajo u bë e njohur në të gjithë globin si “Zonja me 50 fytyra” dhe “Muza e mjeshtërve modernë”.
Në dhjetor të vitit 1929, “Vanity Fair” e quajti Lanin si “përsosmëria e pabesueshme e seksit të saj”.
Për “New York Times” ajo ishte një fenomen ndërkombëtar.
Pas buzëqeshjes së saj, qenë grumbulluar të gjithë gjenitë e Evropës, për të zhbiriluar artin sekret të saj.
Bota nuk do ta harronte shpejt Maria Lanin dhe kjo nuk është aspak e habitshme. Ajo ishte thelbi i një enigme dhe këtë e dëshmoi me shpejtësinë e kohës.
59 artistë, përfshirë Pierre Bonnard, Marc Chagall, Jean Cocteau, Andre Derain, Henri Mattise, Georges Rouault dhe Suzanne Valadon.
Të gjithë e pikturuan, vizatuan dhe skalitën portretin e saj dhe nuk gjeje dot dy imazhe të ngjashme njëra me tjetrën.
Vetëm Pablo Picasso qëndronte larg me dyshimet e tij, nga turma që bërtiste për Lanin që ajo të pozonte për ta.
Identitet
Maria Lani nuk ishte një 22-vjeçare çeke, as një yll aspirues i filmit gjerman, siç pretendonte asokohe. Ajo ishte Maria Geleniewicz, e lindur më 24 qershor 1895, në Kolno, Poloni dhe e rritur në Częstochowa.
Ajo ishte aktorja kryesore e një hileje të detajuar.
E gjitha kjo u sajua nga burri i saj, Maximilian Abramowicz, i cili kishte lindur në Bjellorusi.
Ai, së bashku me vëllain e saj Alexander Jeleniewicz, bindën artistët se kishin nevojë për portrete të shumta për komplotin e një filmi horror.
Gruaja e njëqind fytyrave që ata pretenduan se po bënin. Jean Cocteau ra pre e mashtrimit dhe inkurajoi artistë të tjerë që të përfshiheshin.
“Maria Lani! Maria Lani! Maria Lani!”, shkroi surrealisti Giorgio de Chirico, i cili e përplasi jehonën e britmave të tij të përsëritura gjatë gjithë natës, duke trazuar si sirenat një lagje fabrikash.
De Chirico hoqi dorë dhe e vizatoi pa fytyrë mbi një grumbull kolonash monumentesh.
Lani dhe Abramowicz mbajtën 76 veprat e artit, të cilat i ekspozuan në të gjithë Evropën dhe në Amerikë dhe më 7 mars 1941.
Ata i shpëtuan Evropës së shkatërruar nga lufta, përmes Lisbonës në bordin e Excambion-it, duke arritur në New York më 18 mars.
Lani, aktore e vetëshpallur, dhe Abramowicz një “producent filmi”, kishte arritur të merrte pasaporta të lëshuara në Oporto dhe kishin pritur për 13 javë, derisa të mund të merrnin një anije për në SHBA.
SHBA-të
Sapo mbërritën atje, ata u vendosën në 147 West 55th Street, New York City, më vonë lëvizën në 31 West 53rd Street.
Misterioziteti i Lanit mbeti. Aq sa ajo do të bëhej subjekt i një filmi të dytë të planifikuar – dhe kësaj here të vërtetë – në vitin 1943, i bashkëshkruar nga Thomas Mann, Louis Bromfield dhe Abramowicz, me Jean Renoir si regjisor dhe Greta Garbo-n.
Në fund të vitit 1945, Lani u gjet nga revista “LIFE” duke punuar si kameriere vullnetare, nën një përparëse me ngjyrat kombëtare të SHBA-ve të kuqe, të bardhë dhe blu në Stage Door Canteen në Manhattan, një qendër rekreative për ushtarakët amerikanë.
Kjo aferë bamirësie ndihmoi Lani-n dhe Abramowicz-in në marrjen e shtetësisë së menjëhershme amerikane më 9 maj 1946.
Por më 6 prill 1951, Lani u largua nga Nju Jorku dhe u kthye në Francë, duke u ankoruar në Cherbourg në anijen “Queen Elizabeth” dhe u deklaroi zyrtarëve të emigracionit se ajo kishte ndër mend të qëndronte vetëm gjashtë muaj.
Abramowicz fluturoi në Paris për t’u bashkuar me të në fund të prillit 1953.
Franca dhe Ahmet Zogu
Duke e përshkruar veten si një amvisë e thjeshtë, Lani jetoi në 11 Rue des Belles-Feuilles, Paris. Ajo vdiq nga një tumor në kokë në orën 2.30 të pasdites së 11 marsit 1954, në Hôpital de la Pitié në Bulevardin 83.
Ajo nuk u varros si një njeri i zakonshëm, i varfër, siç sugjerojnë disa histori, por në murot shtesë të Cimetière Parisien de Thiais në departamentin Val-de-Marne të Île-de-France.
Në varrin dy të rreshtit të 24-të, nga divizioni 78, ajo u shtri pranë figurave të tilla, si Mbreti Zog i Shqipërisë, Kiki Mbretëresha e Montparnasse dhe Lev Sedov, djali i Léon Trockit.
Kujtojmë që zhvarrimi i eshtrave të Mbretit Zog është bërë në nëntor të vitit 2012 dhe u plotësua procedura e kthimit të tyre në Shqipëri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin