Shqipëria

Zonat malore të Shqipërisë zgjohen me dëborë, ARRSH-ja: Drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes


Autoriteti Rrugor Shqiptar mëngjesin e 21 janarit e ka nisur me një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes për shkak të temperaturave të ulëta që do të karakterizojnë ditët në vazhdim.

“Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruhej në njoftimin e ARRSH-së.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe borë

Ndërkohë kjo e fundit ka njoftuar edhe situatën në të cilën ndodhen disa zona malore ku nuk kanë munguar reshjet e dëborës gjatë natës.

Përkatësisht në vendet si Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, gjatë natës ka pasur reshje dëbore, por kjo nuk ka sjellë probleme në qarkullim.

Mund të jetë një imazh i borë

Ndërsa, njofton se kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Njoftimi mbyllet për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore