Shqipëria

Zjarri nё qendrёn tregtare/ Policia: Nuk ka pasur sinjalizime për raste të tjera


Saki Sheshi, Komandant i Repartit te zjarrfikëseve njoftoi se zjarrёfikёset kanё mbёrritur nё vendngjarje dhe po punojnё nё katёr drejtime, megjithatё ende nuk janё gjetur gjurmёt e 33 vjeçarit, shefit tё sigurisё, Arjan Sala.

Përveç tij, ishtë raportuar i humbur një 17-vjeçar, si dhe dyshohej për një tjetër. Por policia njoftoi se ka të dokumentuar zyrtarisht vetëm një rast atë të Arjan Salës.

Sipas policisë, deri më tani nuk ka pasur sinjalizime për raste të tjera nga familjarët. Shërbimet policore njoftuan se kanë regjistruar çështjen në fjalë, ndërsa pas shuarjes së zjarrit do të nisin edhe hetimet.

Ndërkohë, kushëriri i 33-vjeçarit, Arjan Sala të bllokuar në qendrën tregtare ku ra zjarri, deklaroi se i afërmi i tij ka qenë “një djalë shqiptar, që ndihmoi të tjerët të dalin nga zjarri dhe mbeti vetë i bllokuar”.

Sipas burimeve, zjarri vijon nё brendёsi mes pirgjeve tё rrobave. Ndёrkohё flakёt e mёdha aktualisht janё shuar.

Sipas Komandantit tё Repartit te Zjarrfikëseve shqetёsuese është ruajtja e konstruktit mbajtës të objektit pasi temperatura e lartë rrezikon të plasaritë muret.

“Me hidrantët e qendrës tregtare kemi shpërndarë uji në katin mbitokësor që të mos lejojmë nxehtësinë që të ngjitet lart. Deri tani vatra është nën kontroll dhe nuk ka përparim drejt katit 1 apo katit minus 2.”, pohoi ai.

Duke shpjeguar situatёn e rёnies sё zjarrit, Saki Sheshi sqaroi se godina nuk ka njё sistem qendror tё fikjes nga lart, ndёrsa hidrantёt nuk janё vendosur dot nё funksion nga personeli i magazinёs.

Një zjarr i madh ra pasditen e djeshme në një magazinë në qendrën tregtare të “Cassa Italia”, në Kashar të Tiranës. Zjarri filloi në bodrum duke shkaktuar tym dhe prezencё tё madhe toksinash, pёr shkak tё materialeve plastike qё po digjeshin.

Shefi i sigurisё Arjan Sala thuhej tё ishte nё vendngjarje, i cili ёshtё shpallur i humbur qё prej pasdites sё djeshme.

Familjarët e 33-vjeçarit kanë bërë apel të fortë shtetit për gjetjen e të riut dhe kanë hedhur dhe akuza ndaj punonjësve të zjarrfikëses, që sipas tyre nuk kanë bërë punën e duhur. Sipas burimeve, ka pasur mungesa në pajime çka u ka bërë të pamundur ndërhyrjen.

Lajm në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore