Një zjarr masiv ka djegur mbi 20 hektarë pyje në zonën e Qafë Shtamës, Bashkia Mat deri tani, ku prej 24 orësh janë angazhuar rreth 120 forca e mjete për të luftuar flakët.
Kjo zonë kufizohet me kampin e Qafë Shtamës, i cili është pjesë e territorit të Krujës.
Zjarri është riaktivizuar përmes vatrave të reja ditën e sotme. Nga flakët janë përfshirë rreth 20 hektarë pyje me ah shumëvjeçarë.
Në terren janë forcat e ushtrisë, të policisë dhe punonjës të Bashkisë Mat. Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm në të dy vatrat e reja që janë aktivizuar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij zjarri të qëllimshëm.
Zjarri po i afrohet kampit të Qafë Shtamës. Aktualisht po punohet nga toka për shuarjen e vatrave të zjarrit, pasi terreni për mjetet zjarrfikëse është tejet i vështirë.
Fillimisht zjarri ka nisur mbi tunelet e Selitës, e më pas, i ndihmuar edhe nga era, ai është përhapur me shpejtësi edhe në sipërfaqe të tjera të masivit pyjor të Qafë Shtamës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
I arrestuar në Angli me 3 kg kokainë, Prokuroria Kukës kërkon konfiskim të pasurisë
-
Skandali në Wisdom, bordi i akreditimit mohon përfshirjen e Telhajt
-
Gjyqi për dosjen ‘Babale’, Salianji: S’kam bërë kallëzim të rremë, i kam fituar të gjitha gjyqet
-
Nis protesta e radhës e opozitës para Bashkisë Tiranë