
Një zjarr prej 1 mijë e 500 hektarësh pranë komunitetit bregdetar të Big Sur, Kaliforni shkaktoi evakuime dhe mbylli një pjesë të autostradës kryesore, thanë të shtunën zyrtarët shtetërorë dhe lokalë.
Zjarri i Kolorados, i cili ka qenë aktiv që nga e premtja, ishte nën kontroll 5%, tha Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni (Cal Fire).
Një shtrirje prej 20 miljesh e Autostradës Shtetërore, rrugë piktoreske veri-jug në bregun e Paqësorit, u mbyll afër qytetit të plazhit të Carmel-by-the-Sea deri në Parkun Shtetëror Andreë Molera.
Rreth 400 njerëz në qarkun Monterey u evakuuan nga 1 mijë e 100 struktura, tha një zëdhënëse e Kryqit të Kuq Amerikan, duke cituar raportet e qarkut.
Katër persona dhe një kafshë shtëpiake qëndruan gjatë natës në një strehë në një shkollë lokale, tha Kryqi i Kuq.
Kalifornia ka pasur prej kohësh një sezon aktiv të zjarreve, por vitet e fundit, i nxitur të paktën pjesërisht nga ndryshimet klimatike, zjarri është bërë më ndëshkues.
Vitin e kaluar, sezoni i zjarreve filloi jashtëzakonisht herët mes një thatësire të vazhdueshme dhe niveleve të ulëta të rezervuarëve, tha Cal Fire. Vetëm në janar 2021, shteti luftoi 297 zjarre në 1 mijë e 171 hektarë, tha zyra.
Zjarri i Kolorados është zjarri i vetëm i listuar në listën e incidenteve të Cal Fire deri më tani për vitin 2022.
Këtë vit, Kalifornia po përballet gjithashtu me erërat e Santa Ana. Një paralajmërim për erëra të forta ishte në fuqi për zonën, me rrebeshe të mundshme deri në 70 milje në orë (112.65 km / orë), sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Erërat ishin përmirësuar dhe parashikohej të mbeten të lehta gjatë gjithë fundjavës, tha Kryqi i Kuq.
Marrë nga Reuters, përshtatur për Albanian Post
/Albanianpost.com-
Millanoviç i reagon Serbisë për akuzat ndaj oficerëve kroatë: “Lojë me zjarrin që do t’i kushtojë Serbisë”
-
Ndërkohë që Quad-i po zhvillonte takimin, avionët luftarakë kinezë e rusë shfaqen në Japoni
-
SBASHK-u, shpreson në arritjen e marrëveshjes me Qeverinë
-
Ministri i Jashtëm turk viziton Izraelin – A po lihet pas e shkuara?
Lajmet kryesore
-
BRISK KUSHTETUTËS – Presidentja ka mundësi që ka bërë shkelje, duhej ta linte një zëvendësues
-
Ambasadori i MV-së në Shqipëri: Nuk duam të ndahemi në rrugëtimin evropian
-
Ndërkohë që Quad-i po zhvillonte takimin, avionët luftarakë kinezë e rusë shfaqen në Japoni
-
Shefi i BE-së në Kosovë nga Manastiri i Deçanit: “Të zbatohet vendimi i Kushtetueses”