Shqipëria

Zjarr në shpatin e malit në fshatin Kardhiq, Gjirokastër


Mësohet se ka rënë zjarr në shpatin e malit në fshatin Kardhiq, në Bashkinë Gjirokastër.

Në vendngjarje ndërkohë ka shkuar grupi i shërbimit zjarrfikës me katër efektivë, ku po ndërhyjnë me pompa shpine dhe mjete rrethanore deri në fikjen e plotë të tij.

Dyshohet ndërkaq për zjarrvënie të qëllimshme për pastrim kullote nga shkurret.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore