Shqipëria

Zjarr në masivin pyjor në Orosh të Mirditës


Në Orosh të Mirditës, masivi pyjor i fshatit Shmri thuhet se është përfshirë nga zjarri.

Flakët mësohet se janë shfaqur gjatë natës dhe janë përhapur në një sipërfaqe të madhe pyjore – në një terren, i cili është i pjerrët dhe i veshur me bimësi.

Nga strukturat e Mbrojtjes Civile të bashkisë Mirditë raportohet se në terren për fikjen e zjarrit janë të angazhuar 36 veta nga strukturat bashkiake.

Prej tyre, gjashtë nga shërbimi zjarrfikës, dhjetë forca bashkiake, 12 forca nga shërbimi pyjor, tetë forca nga njësia administrative.

Po ashtu në terren ndodhen edhe 30 efektiv të Forcave të Armatosura.

Mësohet se operacioni për fikjen e zjarrit ka filluar herët, me forcat bashkiake dhe pastaj me efektivet e FA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore