Shqipëria

Zjarr në fshatin Valare të Gjirokastrës, flakët drejt staneve


Një zjarr i madh është përhapur në fshatin Valare në Gjirokastër këtë të diel të 25 gushtit.

Zjarri mësohet se po avancon drejt staneve dhe bagëtive ne zonën kodrinore të Topullarajve.

Në vendngjarje sakaq kanë shkuar tre automjete zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Megjithatë, situata paraqitet kritike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore