Shqipëria

AKMC për AP-në: Zjarri në Kashar, nën kontroll


Zjarri masiv që përfshiu pasditen e 27 shtatorit kodrat te liqeni i Kasharit në Tiranë është vënë nën kontroll.

Në një prononcim për Albanian Post (AP), Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka treguar se zjarri nuk i rrezikon banesat pasi ndodhen larg.

“Zjarri është drejt fikjes. Janë ende edhe disa vatra të vogla, por rrezik për banesat nuk ka. Vijon puna drejt fikjes së plotë të tij”, ka veçuar AKMC-ja.

Ndërkohë, agjencia ka konfirmuar se kanë mbërritur në vendngjarje tre mjete zjarrfikëse dhe se po punohet për fikjen e zjarrit.

“Situata po monitorohet nga shërbimet e kom.6 dhe janë njoftuar edhe Emergjencat Civile të Tiranës për të ndjekur nga afër situatën”, ka treguar AKMC-ja.

Gjithashtu ka siguruar se situata është nën monitorim dhe kontroll.

Nga të dhënat e marra, zjarri u përhap me shpejtësi dhe dogji një sipërfaqe të konsiderueshme shkurresh dhe bimësh të ndryshme.

Këto flakë u përhapen me shpejtësi për shkak të pranisë së barishteve të thata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore