Sport

Zielinski tregohet i sinqertë: “Kam disa miq te kuqezinjtë, prisja që shqiptarët të na ndihmonin”


Pas ndeshjes kundër Ishujve Faroe, mesfushori polak Piotr Zielinski pranoi se besonte në fitoren e Shqipërisë ndaj Çekisë.

Kuqezinjtë arritën ta fitojnë ndeshjen e tyre 3-0. Ky rezultat i Shqipërisë e vendos kualifikimin drejt Euro2024 direkt në këmbët e polakëve për vendin e dytë.

“Sinqerisht, sot (dje – ed.) shpresoja që Shqipëria të na ndihmonte. Unë kam disa miq atje. Menjëherë pas takimit tonë, ata na kërkuan që të jepnim gjithçka në këtë ndeshje, sepse për ta do të ishte fundi i raundit kualifikues dhe ngjitja pothuajse e sigurt në Euro. Tani gjithçka varet nga ne”, pranoi Zieliński.

Të dielën, polakët do të përballen me Moldavinë në Varshavë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore