Ziadeh takon Vuçiç-in, Daçiç-in e Gjuriç-in, potencon rëndësinë e angazhimit konstruktiv për paqen dhe stabilitetin rajonal

SHFLETO

Ilustrim: Caroline Ziadeh dhe Aleksandër Vuçiç

 

Dreni Himbeqa
23.06.2024 15:50
Loading Icons...

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe udhëheqësja e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, të dielën, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Beograd ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ministrin e Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç-in, ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç-in dhe të ashtuquajturin drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, Ziadeh, ka potencuar se gjatë këtyre takimi ka potencuar rëndësinë e “angazhimit konstruktiv për paqen dhe stabilitetin rajonal”.

“Gjatë këtyre takimeve diskutuar edhe çështjet aktuale”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, në kuadër të dialogut i ndërmjetësuar nga BE-ja.

Sipas Qeverisë së Kosovës fokusi kryesor i takimit do të jetë zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi për zbatimin e saj.

Por, nga blloku evropian ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me agjendën e takimit Kurti-Vuçiç.

Për herë të fundit, Kurti dhe Vuçiç u takuan në Bruksel më 14 shtator të vitit 2023, kur diskutuan për zbatimin Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, por ky takim rezultoi pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore të palëve.