Sport

Zhegrova elektrizon tifozët e Lille, shkon në tribuna dhe të gjithë e thërrasin emrin e tij


Edon Zhegrova e ka elektrizuar atmosferën në stadiumin “Stade Pierre-Mauroy” të Lille, duke i dhuruar fitoren këtyre të fundit me rezultat 3:1 ndaj Lorient në ndeshjen e xhiros së 29-të ne Ligue 1.

Sulmuesi i dardanëve u bë një hero i vendasve, duke qenë se skuadra e tyre ishte duke barazuar me rezultat 1:1 derisa Zhegrova doli në skenë.

Kosovari u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të dhe tre pikët e kësaj ndeshje rodhën nëpër këmbët e dribluesit të Kosovës.

Ai i shënoi dy gola në këto pak minuta sa pati në dispozicion.

Fillimisht golin e parë e shënoi në minutën e 89-të, pastaj dy minuta më vonë e shënoi edhe një gol tejet të bukur, kështu duka ia siguruar fitoren Lille-t.

Pas ndeshjes, ai shkoi pranë tifozëve ultras të Lille duke festuar me ta, derisa tifozët francez të ndezur në atmosferë, të gjithë e këndonin emrin e yllit kosovar.

Me këta dy gola, Zhegrova shkon në tre gjithsej në Ligue 1, derisa ka shtuar edhe katër asistime.

GOLI I PARË I ZHEGROVËS

GOLI I DYTË I ZHEGROVËS

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore