Shqipëria

Përzgjidhen tetë anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor


Janë zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor këtë të hënë të 16 shtatorit shortin për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor

Mësohet se për tetë vende vakante në Kolegjin Zgjedhore kanë kandiduar në total 95 gjyqtarë

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor janë:

Ornela Naqellari

Alma Kodraliu

Iliba Bezati

Entela Shedula

Enkel Peza

Rexhep Bekteshi

Artan Çupi

Lutfie Celami

Kolegji Zgjedhor është një prej hallkave të institucioneve që administrojnë ankesat lidhur me zgjedhjet.

Pas vendimeve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), palët në një proces zgjedhor i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për pretendimet e tyre, duke përmbyllur procesin e ankimeve lidhur me zgjedhjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore