Zgjedhjet vendore të 6 marsit, Komisioni Rregullator miraton rezultatin përfundimtar

SHFLETO
Rajmonda Basha
17.03.2022 17:47
Loading Icons...

Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve vendore të 6 marsit.

Kujtojmë që, në zgjedhjet e pjesshme, PD-ja pësoi një humbje të thellë përballë socialistëve dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

PS-ja mori pesë bashki – Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Vorë dhe Dibër – pavarësisht pjesëmarrjes të ulët as 1/3 e zgjedhësve në total. Ndërsa Bashkia e Shkodrës u fitua nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia.