
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se në bashkëpunim me qeverinë britanike ka nisur projekti mbi informimin, sensibilizimin dhe edukimin e Komunitetit Rom për zgjedhjet vendore të 14 majit.
“Ekipi i KQZ trajnoi disa përfaqësues të organizatave të komunitetit rom mbi procesin e ardhshëm zgjedhor, duke shpjeguar se në këto zgjedhje do të votohet me dy fletë votimi, plotësimi korrekt i fletës së votimit, hapat për të votuar si dhe veprat penale në fushën e zgjedhjeve”, shkruan Celibashi.
Ndër të tjera, ai ravijëzoi se KQZ së bashku me trajnerët e organizatave të Komunitetit Rom do të vijojnë zbatimin e programit zgjedhor në terren me moton ‘Për Romët, Me Romët’.
1/3 @KQZShqiperi në bashkëpunim me Qeverinë Britanike dhe @UKinAlbania nisi projektin mbi informimin, sensibilizimin dhe edukimin e Komunitetit Rom për zgjedhjet vendore të datës #14Maj2023 në vend. pic.twitter.com/5GkZhGyV7k
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) January 20, 2023
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së
-
Rama e quan “frikacak” kërcënimin e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore
-
Xhaçka nga Samiti i Bucha-s kujton imazhet e rënda të luftës në Kosovë dhe Bosnjë
-
Rama: Do ta cilësojmë ‘kriminel lufte’ tani, George Washington-in e Kosovës?