Jetesë & Stil

Zgjedhja e ngjyrave, mënyra e një arredim perfekt


Arredimi i shtëpisë, shpesh behët shumë i vështirë. Po akoma dhe më e vështirë mbetet përzgjedhja e ngjyrës së përshtatshme për ambientin tuaj.

Spektri i ngjyrave është mjaft i gjerë por vetëm disa prej tyre janë të përshtatshme për ambiente. Ngjyrat duhen të jenë të tilla sa të  ofrojnë ndjesi relaksuese dhe të përshtatshme për shikimin tonë.

Ndaj ne ju sugjerojmë disa prej ngjyrave që rekomandohen të përdoren në arredimin e shtëpisë.

Korale

Ngjyra korale, pra ajo ngjyra e ngrohtë që ngjason pak me rozën është gjithashtu perfekte për të lyer dhomën tuaj të ndenjes. Kjo ngjyrë e bën atë sa më të ngrohtë dhe familjare.

Blu në jeshile

Po aq ngjyrë sa i jep dhomës tuaj aq edhe e qetë është kjo nuancë. Gjithashtu kjo ngjyrë mendohet si më e përshtatshmja për një ambient ndenjeje sa më relaksues.

Gri

Zgjidhni një ngjyrë neutrale, qetësuese si grija dhe përdorni të njëjtin model në disa orendi apo aksesorë të atij ambienti, si vija në perde, dysheme dhe karrige në këtë dhomë kaq të gjallë.

Livando

Edhe pse është menduar gjithnjë si një ngjyrë e theksuar, ajo mund të jetë relaksuese kur një ngjyrë e errët është përdorur në të gjithë dhomën.

Bluja e qiellit

Ëndrrat e ëmbla janë bërë nga ngjyra blu e qiellit. Jo vetëm që është qetësuese, por mund të shkojë me pothuajse çdo stil dekorimi. Sigurisht që kjo është ngjyra e përkryer për dhomën tuaj të gjumit ose të fëmijëve tuaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore