Zgjedhja e Bashës si kryetar i grupit parlamentar shkakton debate në Kuvend
Rajmonda Basha
04.09.2023 10:35“Sot në orën 9 kam marr një njoftim nga PD e cila më drejtohet që në zbatim të rregullores së parlamentit, më vënë në dijeni se kryetari i grupit është Lulzim Basha”.
Kështu ka deklaruar kryeparlamentarja Lindita Nikolla, në nisje të seancës plenare.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti demokrat Gazment Bardhi ku theksoi se “kryetarin e PD-së nuk e zgjedh Partia Socialiste”.
“Deputetë vendosin për kryetarin e grupit të tyre. Ju mund të talleni me qytetarët, mund të jeni tall edhe me opozitën për shkak të konflikteve, por ta harroni se do vijë dita kur kreun e grupit të PD ta zgjedhë PS. Ke një rregullore parlamenti që lexon njoftime të grupeve parlamentare, jo të partive politike, ta kryejnë aktivitetin jashtë kësaj salle, në këtë sallë ka deputetë të grupit të PD që vendosin se kush është kreu i grupit të PD”.
Ai theksoi se “e kuptoj se disa kanë vendosur të bëhen qesharakë, ju kanë përfshirë edhe juve por mosprovokoni deputetët e opozitës.
“Ky është një paralajmërim i thjeshtë dhe qytetar. Veliaj dhe Rama nuk e caktojnë dot kreun e grupit të PD”.
Si përgjigje ndaj tij, Nikolla theksoi se “fakti është që situata në PD është konfuze”.
“Qesharak bëheni ju që nuk dini si zgjidhet kreu i grupit dhe sillni këtu dy tre përfaqësues. Jeni konfuz”, tha Nikolla.