Lajme

Zgjatet afati për dorëzimin e ankesave kundër aktgjykimit në rastin e Salih Mustafës


Salih Mustafa.

Është zgjatur afati për dorëzimin e ankesave në Gjykatën e Apelit për rastin ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimit për media nga Gjykata Speciale.

“Më 9 janar 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit, miratoi pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Mustafës për zgjatjen e afatit kohor për paraqitjen e njoftimit të ankesës kundër aktgjykimit. Paneli autorizoi Mbrojtjen, si dhe PSP-në, që të paraqesin njoftimet e tyre për ankesë, nëse ka, deri më 3 shkurt 2023”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Më 16 dhjetor, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Musafës, i është dhënë dënimi prej 26 vjet burgim nga nga Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Mustafa, i cili njihet ndryshe edhe si komandant Cali u shpallë fjator në disa pika – “torturë si krime lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje e paligjshme si krim lufte”.

Gjykata Speciale.

Dënimi, nga 35 vjet sa kishte kërkuar prokuroria, është dhënë për 26 vjet burgim.

Mustafa është shpallur i pafajshëm për pikën e aktakuzës “trajtim mizor”.

Duke qenë se Mustafa u shpallë fajtor për më shumë se një vepër penale, trupi gjykues ka përcaktuar fillimisht nga një dënim për vete për secilën vepër penale për të cilën është dhënë vendim fajësie.

E më pas Kryegjykatësja, Mappie Veldt-Foglia, ka shqiptuar dënimin në tërësi me 26 vjet heqje lirie.

“Trupi gjykues ka përcaktuar dënim me 10 vjet burgim për krimin e luftës ndalim arbitrarë, dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës së torturës dhe dënim me 25 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme”.

Dënimi ndaj Salih Mustafës nga Gjykata Speciale është i pari lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore