Lajme

Zemaj: Thirrje Qeverisë dhe MSH-së të marr masa për të parandaluar valën e re të COVID-19


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe ministria e Shëndetësisë të ndërmarrë masa adekuate për gjendjen me COVID-19.

Sipas Zemaj, menaxhimi dhe vendimmarrja nuk bëhet duke u ankuar,

“Menaxhimi dhe vendimmarrja nuk bëhet duke u ankuar, shpifur dhe imagjinuar situata të cilët kërkojnë të gjejnë fajtorët e të kaluarës”.

Ai thekson se institucionet nuk janë duke bërë mjaftueshëm për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Sot kur pothuajse i gjithë Rajoni është përfshirë në një rritje të rasteve me COVID-19, po ashtu vendet evropiane kanë marrë vendime kufizues për të parandaluar një valë të re të infeksionit”.

“Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë duket se po e kalojnë këtë situatë sikurse Kosova është imune ndaj pandemisë dhe nuk po ndodh asgjë”, deklaroi Zemaj.

Ministria e Shëndetësisë

Ai përmes kësaj i bëri thirrje Qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë që të  ndërmarrin masa adekuate duke bazuar në paralajmërimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Kjo situatë duket se është duke shkuar në përsëritje, nuk po shohim një angazhim, strategji apo prioritet të ruajtjes të shëndetit publik si dhe ndërmarrje të masave parandaluese për të mos-përsëritur një situatë të tillë”.

Më 4 nëntor në Kosovë, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ka vdekur një person ndërsa gjashtë të tjerë janë të infektuar me COVID-19.

MSH-ja po ashtu ka njoftuar se në nivel vendi në 24 orët e fundit janë administruar 1 mijë e 802 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më tani sipas këtij institucioni, 758 mijë e 250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore