Kosova

Zemaj: As Qeveria nuk e di kush e propozoi orën policore


Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se masat të cilat janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës nuk e kanë parandaluar rritjen e rasteve me COVID-19.

Sipas tij, masat anti-COVID të cilat po vazhdojnë të jenë në fuqi janë banale.

“Masat e kanë humbur kuptimin në mos menaxhimin e kësaj situate. Masat që janë ndërmarrë kanë qenë konfrontim me njëra tjetrën dhe nuk e kanë parandaluar rritjen e infeksionit po as të rasteve të vdekjes”.

“Tashmë është banalizuar ora policore thuajse është harruar që ka shtatë deri tetë muaj që nuk e dinë as ministri dhe qeveria se kush e ka propozuar”, ka thënë Zemaj për EO.

Ai ka kërkuar që të ketë angazhim serioz nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për ta marrë dozën përforcuese.

“Interesimi duhet të shtohet. Kërkesa që doza përforcuese të merret duhet të jetë një angazhim më serioz i qeverisë dhe ministrisë së shëndetësisë. Të ketë një lloj marketing pozitiv që qytetarët të mbrohen nga virusi. Nëse ka menaxhim të mirë edhe variantet e reja mund ti kontrollojmë lehtësisht duke mos e mbyllur ekonominë, duke hapur gastronominë”.

Ora policore në Kosovë.

Më 22 shkurt, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, ka humbur jetën një person dhe janë regjistruar 158 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 1 mijë e 626 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 644 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 3 mijë e 396.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej një mijë e 1 mijë e 211 persona.

Ndërkaq, 898 mijë e 435 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 813 mijë e 734.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore