Lajme

Zelenskyy siguron se do të bëjë gjithçka që Ukraina të bashkohet me NATO-n


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se mbështetja e NATO-s për Ukrainën është “vendimtare” dhe do të ndihmojë në frenimin e “oreksit për agresion” të presidentit rus Vladimir Putin.

Ai ka garantuar se “do të bëjë gjithçka” për të siguruar që Ukraina të bashkohet me NATO-n.

“Unë jam i sigurt se do ta arrijmë këtë”, ka pohuar ai.

Zelenskyy e ka bërë të ditur këtë gjatë një konference për shtyp, së bashku me shefin e NATO-s, Jens Stoltenburg.

Stoltenberg ndërkohë ka premtuar se NATO do të punojë më ngushtë me forcat e armatosura të Ukrainës.

Sipas tij, “e ardhmja e Ukrainës është në NATO” dhe se vendi është në një “rrugë të pakthyeshme” drejt anëtarësimit në aleancë.

Ai ka thënë se bashkëpunimi i thellë ndërmjet NATO-s dhe Ukrainës po shkon edhe më tej.

Zelenskyy ndërkohë ka vijuar komentet e Stoltenberg, duke përsëritur se Ukraina është “shumë afër” qëllimit për t’u bashkuar me NATO-n.

Hapi tjetër do të jetë ftesa dhe anëtarësimi, ka thënë ai.

“Shpresoj se do të triumfojmë”.

I pyetur në lidhje me kufizimet ndaj Ukrainës duke përdorur armë nga anëtarët e NATO-s për të sulmuar objektivat brenda Rusisë, Zelenskyy u përgjigj duke thënë se duhet të jetë në gjendje të përgjigjet nëse Moska vret civilët.

“Nëse vërtet duam ta kemi Ukrainën në hartë, duhet të bëjmë hapa konkretë, hapa shumë të shpejtë”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore