Lajme

Zelensky u ka shpëtuar tre atentateve


Ditët e fundit, mendohet se Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka shpëtuar të paktën tre tentativave për vrasje.

Sakaq, të akuzuarit për detyrën e eliminimit të presidentit ukrainas janë mercenarët e grupit Wagner dhe forcat speciale çeçene.

Për kompaninë e sigurisë Wagner-in, punojnë rusët dhe ish-sovjetikët nga republikat e Azisë Qendrore.

Çelësi i sukseseve të dyshes Wagner-Putin është se ata nuk rëndojnë në arkën publike të Moskës.

Wagner paguhet nga vendet që ndihmon, Moska vetëm jep një dritë jeshile. Një përjashtim është Ukraina. Në këtë rast, Moska paguan nga xhepi i vet.

Pretendohet se zyrtarët ukrainas janë informuar për planet nga disa anëtarë të Shërbimit të Sigurisë Ruse, të cilët janë kundër luftës.

Gjithashtu mësohet se grupi Wagner ka pësuar humbje në disa përpjekje për të vrarë Zelensky-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore