Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky propozoi vendosjen e një misioni vëzhgues ndërkombëtar në kufirin midis Ukrainës dhe Bjellorusisë.
Lajmi u bë i ditur gjatë fjalimit të tij në takimin urgjent të G7-ës.
Zelensky shtoi se ky propozim vjen në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i provokimeve dhe hyrjes së drejtpërdrejtë të Bjellorusisë në luftë, në anën e Federatës Ruse.
“Rusia po përpiqet të përfshijë drejtpërdrejt Bjellorusinë në këtë luftë, duke luajtur një provokim me faktin se ne gjoja po përgatisim një sulm ndaj këtij vendi… Ukraina nuk ka planifikuar dhe nuk po planifikon masa ushtarake kundër Bjellorusisë”, u shpreh fillimisht Zelensky.
Sipas tij, autoritetet ukrainase interesohen vetëm për integritetin territorial të vendit.
“Për të hequr plotësisht këtë provokim, për të hequr këto narrativa që vijnë nga Lukashenko, për të hequr qoftë edhe sugjerimin e çdo kërcënimi gjoja nga ana jonë, ne ofrojmë zgjidhjen tonë. Një mision vëzhguesish ndërkombëtarë mund të vendoset në kufirin e Ukrainës dhe Bjellorusisë për të monitoruar situatën e sigurisë”, propozoi presidenti ukrainas.
Ai theksoi se formati mund të përpunohet nga diplomatët ukrainas.
Më pas, kreu i shtetit ukrainas kërkoi mbështetje prej G7-ës lidhur me këtë nismë.
Zelensky, në fjalimin e tij, propozoi një sërë masash për të ndaluar Putin-in më shpejt – nën emërtimin “formula e paqes”.
Bjellorusia përkrah Putinit: tre skenarët e përfshirjes së Lukashenkos
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Flukset e gazit rus në Kinë do të arrijnë kapacitetin përpara planit
-
Vullnetarët e ushtrisë ruse përbëjnë numrin më të madh të të vrarëve në fushën e betejës
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë
-
Sue Gray, gruaja më e fuqishme se Starmer: Ajo që drejton me të vërtetë Mbretërinë e Bashkuar
Lajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor takohen të mërkurën në drekë pune