
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryeson renditjen e hebrenjve më me ndikim në botë sipas botimit “The Jerusalem Post”.
Një foto e kreut të shtetit ukrainas është vendosur në kopertinën e gazetës izraelite.
Kryeministri i Izraelit Yair Lapid dhe kryeministrja e Francës Elizabeth Bourne dolën në vendin e dytë dhe tretë.
Lista e 50 hebrenjve më me ndikim të vitit 2022 synon të tregojë diversitetin e kombit hebre.
Kjo, duke nxjerrë në pah njerëz nga sfera të ndryshme të jetës publike – qeveria, arti, mjekësia, letërsia dhe shkenca.
Në maj, Zelensky u bë personi më me ndikim i vitit 2022 sipas lexuesve të revistës amerikane “Time”.
Presidenti ukrainas tejkaloi në vlerësim personalitete të tilla të njohura si biznesmeni dhe shpikësi Elon Musk (3.5%), ish-kryeministri britanik Boris Johnson (3.4%) dhe homologu amerikan Joe Biden (3.1%).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maqedonci për arrestimin e pjesëtarit të FSK-së: Do të veprohet në përputhje me rregullorët
-
Putini kërkonte ‘kolapsin energjetik’ të Berlinit
-
Italia në kërkim të punëtorëve të huaj, punëdhënësit paraqesin mbi 600 mijë aplikime
-
I arrestuari i tretë për vrasjen në Prishtinë është pjesëtar i FSK-së, e konfirmon Ministria e Mbrojtjes