Lajme

Zelensky e krahason Hamasin me Rusinë


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri një paralele midis pushtimit rus të vendit të tij dhe inkursionit të grupit terrorist Hamas në Izrael, duke thënë se vetëm “rregullat (dhe) ligji ndërkombëtar” mund të sigurojnë paqen në mbarë botën.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “The Times of Israel”.

“E njëjta e keqe, dhe dallimi i vetëm është se ekziston një organizatë terroriste që sulmoi Izraelin, dhe këtu është një shtet terrorist që sulmoi Ukrainën”, thotë Zelensky në një fjalim video në një asamble parlamentare të NATO-s në Kopenhagen.

“Uniteti ynë duhet dhe mund të ndalojë të keqen”, thotë Zelensky. “Le të ndiejnë të gjithë ata që sponsorizojnë terrorin fuqinë e zemërimit tonë. Dhe le të ndjejnë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë për t’u mbrojtur kundër terrorit fuqinë e solidaritetit tonë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore