Lajme

Zelanda e Re nderon dhe kujton viktimat e tërmetit në Christchurch


Viktimat e tërmetit të Christchurch, u përkujtuan në një ceremoni emocionale që shënoi dhjetë vjet nga tragjedia.

Shërbimi përkujtimor u mbajt të hënën pasdite, në Memorialin Kombëtar të Tërmetit në Canterbury. Homazhet u bënë nga kryebashkiaku i Christchurch Lianne Dalziel, kryeministrja Jacinda Ardern dhe Mbretëresha.

Në 12.51, ishte orari kur u regjistrua tërmeti me magnitudë 6.3 goditi që vendin më 22 shkurt 2011. Në këtë orë, u mbajt një minutë heshtje për të kujtuar 185 personat që vdiqën në katastrofë.

Fjalimi i Jacinda Ardern

Ardern kujtoi se përvjetori ishte një shans për të kujtuar dhe lartësuar ata që humbën jetën së bashku me familjet e tyre.

Të mbijetuarit u larguan me “shenja të pakthyeshme” nga katastrofa. Fëmijët që u rritën pas ngjarjes – u njohën si “brezi i rindërtimit”.

“Dhjetë vjet më vonë, do të ketë njerëz që ende do e jetojnë jetën e tyre të përditshme në hijen e gjatë të asaj dite,” shtoi ajo.”

Është qëndrimi i filozofisë Kiwi për të mbetur stoik. Nganjëherë presioni për të qenë komfort ose për të ecur para, me kalimin e kohës mund të jetë shumë i theksuar.

Shërimi kërkon kohë, dhe kur koha do kalojë, askush prej nesh nuk do harrojë.”

Në përfundim të fjalës së saj, Ardern vuri theksin tek energjia dhe optimizmi, në të ardhmen e Christchurch pas një “dekade jashtëzakonisht të vështirë”.

Ajo lexoi një poezi nga Helen Lowe, “The Sparrows”. Poezia flet për mungesën e zogjve në qytetin Christchurch pas tërmetit – dhe kthimin e tyre përfundimisht.

“Hodha bukën e vjetër në ishullin e gjelbëruar, në detin tonë gri dhe prita… e prita.

“Dhe pastaj, më në fund, ata erdhën, duke turbulluar me krahët e tyre diellin.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore