Lajme

Zelanda e Re do të taksojë “gazrat” e lopëve


Plani i Zelandës së Re për të ndaluar emetimet e gazit të metanit në hapësirë është i qartë: do të taksohen lopët dhe delet.

Sigurisht që jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por duke taksuar fermerët për çdo kafshë shtëpiake që ata kanë.

Në ishullin e largët, ka rreth 10 milionë lopë dhe rreth 26 milionë dele.

Ndaj, duke qenë se janë kaq të shumta në numër gjedhët në Zelandë, rreth gjysma e emetimeve të gazrave të metanit, vjen pikërisht prej tyre.

Pavarësisht këtij fakti, deri tani nuk ka pasur një ligj të veçantë për të taksuar këtë fenomen neozelandez.

Por, me seriozitetin që po merr çështja e ngrohjes globale dhe efektit serë, atëherë vendosja e një çmimi për “gazrat” e gjedhëve, mund të kthehet në një fakt.

“Nuk ka asnjë dyshim se duhet të ulim emetimin e gazrave në hapësirë”, deklaroi ministri neozelandez për Ndryshimet e Klimës, James Shaw. “Nëse e taksojmë si duhet sektorin e agrikulturës, atëherë mund të nisim ndërmarrjen e reformave të këtij sektori e më gjerë”.

Nëse arrihet të kalohet në Parlament paketa, fermerët do ta nisin pagesën e taksave prej vitit 2025 në mënyrë faktike.

Nga ana e vet investitorëve në blegtori nuk ka një reagim lidhur me ndryshimet që priten. Megjithatë, në tërësi, opinionet e marra janë ato të dakordësisë mbi paketën, për sa kohë që taksimi do të jetë i drejtë dhe të mos e ndikojë më negativisht se duhet sektorin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore