Zëdhënësja e Putin-it kritikon ministrin serb: Po bën thirrje për t’iu kundërvënë Rusisë

SHFLETO

Maria Zakharova

 

Armat Matoshi
14.03.2023 17:28
Loading Icons...

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka kritikuar ashpër ministrin e Ekonomisë së Serbisë, Radet Basta, i cili tha se ekzekutivi serbe duhet të deklarohet pro sanksioneve ndaj Rusisë.

“Një qëndrim i çuditshëm: Amerika po i bën presion Serbisë, dhe ministri serb po bën thirrje për t’iu kundërvënë Rusisë. Ndoshta do të ishte më mirë që ministri serb të shprehej fuqishëm kundër presionit ndaj vendit të tij?”, shkroi Zakharova në “Telegram”.

Ajo ka vlerësuar se Serbia është duke u përballur me presion sepse, siç tha ajo, nuk i është bashkuar embargos së Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Moskës për agresionin e paprovokuar në Ukrainë.

“Rusia, ndryshe nga SHBA-të, gjithmonë e ka respektuar Serbinë dhe popullin e saj. Dhe çështja nuk është vetëm në të vërtetën historike, por në faktin e qartë: me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, presioni i SHBA-së ndaj Serbisë nuk do të ndalet, por vetëm do të rritet”, shtoi Zakharova.

Radet Basta është ministri i parë në Qeverinë e Serbisë, i cili që nga agresioni rus në Ukrainë, është deklaruar publikisht në favor të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe këtë ai e ka shpjeguar me nevojat e ekonomisë serbe dhe me interesat kombëtare.

Ndryshe, ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Bochan-Kharchenko, vazhdimit deklaron se Moska e vlerëson lartë “këmbënguljen dhe sjelljen heroike” të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në lidhje me presionin perëndimor ndaj autoriteteve serbe për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.