Lajme

Zëdhënësi i KQZ-së: Deri tani gjithçka në rregull, ftojmë qytetarët të dalin të votojnë


Valmir Elezi, zedhenes i KQZ-se

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, ka mbajtur konferencën e parë për media në orën 08:00 duke konfirmuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë dhe me rregull, derisa ka ftuar qytetarët në katër komunat veriore që të marrin pjesë në zgjedhje.

“Sipas planifikimeve është bërë shpërndarja e materialeve zgjedhor, sipas procedurave shpërndarja është bërë në bashkëpunim dhe përcjellje të policisë. Sipas informacioneve nga komisionet komunale të zgjedhjeve, janë hapur me kohë të gjitha qendrat votimit në këto komuna. Janë gjithsejtë 19 qendra dhe siç kemi njoftuar, gjashtë prej tyre janë të rregullta, 13 të tjera alternative”.

Elezi ka ftuar “qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”.

Hapen kontejnerët e votimit në Veri – s’ka fluks në minutat e parë

Ai, i ballafaquar nga gazetarët me disa raste të vonesave të ardhjes së materialeve në qendra të votimit, ka thënë se “menjëherë pas kësaj konference do të marrim rastet specifike nëse ka, për të parë se a ka pasur probleme. Do të shohim çdo çështje për të marrë trajtimin e duhur”.

Ai ka thënë se në konferencën e radhës, atë të orës 11:00, do të ketë të dhëna shtesë dhe do të jepet edhe përqindja e daljes në zgjedhje deri në atë orë.

Zgjedhjet e Jashtëzakonshme në Veri: Institucionet po presin 8% pjesëmarrje

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore