Lajme

Zbulohet shkaku i vdekjes së instrumentistit të grupit Depeche Mode


Grupi muzikor Depeche Mode ka njoftuar se shkaku i vdekjes së instrumentistit Andrew Fletcher është çarja e një arterieje kryesore të zemrës.

“Disa javë më parë morëm rezultatin nga ekzaminuesit mjekësorë, të cilin familja e Andrew na kërkoi ta ndajmë me ju”, ka treguar grupi përmes një deklarate në mediat sociale.

“Andrew pësoi një çarje të aortës, teksa ishte në shtëpi më 26 maj. Paçka se ishte shumë, e gjitha ndodhi natyrshëm dhe pa vuajtje të zgjatura”, ka shtuar grupi.

Sakaq, nuk kanë lënë pa falënderuar fansat e tyre për mesazhet ngushëlluese.

“Kanë qenë disa javë të çuditshme, të trishtueshme, çorientuese për ne. Por e kemi parë dhe ndjerë gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj dhe e dimë se edhe familja e tij e ka ndier këtë”.

Grupi e kaloi këtë situatë të trishtë, duke sjellë ndër mend “kujtimet e mrekullueshme dhe histori të të gjitha kohërave të kaluara bashkë me atë”.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore