Sport

Zbulohet për herë të parë ‘masterplani’ i ri për zhvillimin e mitikut ‘Old Trafford’


Tifozëve të Manchester United u është dhënë një vështrim në planet mahnitëse të Sir Jim Ratcliffe për një “Old Trafford” të ri.

Jim Ratcliffe u bë pronar i pakicës së aksioneve te Man United në fillim të këtij viti, dhe një nga premtimet e tij kryesore për tifozët është të zgjidhë problemin e stadiumit të vjetëruar të United “Old Trafford”.

“Teatri i Ëndrrave” ka nevojë për rinovim, jo ​​vetëm për t’i mbajtur tifozët të sigurt, por edhe për të barazuar United-in me klubet kryesore të Evropës që kanë modernizuar kohët e fundit terrenet e tyre.

United nuk ka vendosur nëse do të rizhvillojë “Old Trafford” apo do të ndërtojë një stadium të ri në tokë pranë shtëpisë së tyre të famshme.

Nëse ata ndërtojnë një terren të ri, atëherë ai ka të ngjarë të jetë projekti më i shtrenjtë i këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar, që kushton të paktën 2 miliardë paundë.

Siç raportohet nga “Mail Online”, në vitin 2022 familja Glazer porositi konsulentët për të shqyrtuar opsionet për një rizhvillim. “Populous”, projektuesit e stadiumit të ri të Tottenham-it, kishin për detyrë të krijonin një masterplan.

Ata u bashkuan me “Legends”, të cilët gjithashtu punuan në rizhvillimin e stendës së “Anfield Road” të Liverpool-it.

Plani se si do të duket stadiumi i ri i Manchester United

Në mënyrë ideale, United do të dëshironte që stadiumi i ri të kishte një kapacitet prej 100 mijë vendesh, gjë që do ta bënte atë arenën e dytë më të madhe në Evropë pas “Camp Nou”-t të ri të Barcelona-s (105 mijë).

Stadiumi i ri i United-it do të ketë një triubunë të madhe, e njohur në gjuhën e futbollit si “mur”, në rastin në fjalë “muri i kuq”, i ngjashëm me “murin e verdhë” të Bourssia Dortmund-it. Ai do të tejkalonte numrin e tifozëve të skuadrës gjermane.

Anglezët besojnë se një zhvillim i tillë është i nevojshëm për një klub të shtatit të United dhe do të krijonte një atmosferë më të mirë e cila nga ana tjetër do të tërhiqte më shumë tifozë nga e gjithë bota.

Planet do të përfshijnë gjithashtu një gamë më të madhe objektesh të korporatave, diçka që United ka mbetur prapa në vitet e fundit.

Një projekt i kësaj shkalle nuk do të ishte i realizueshëm pa rigjenerimin më të gjerë të zonës përreth, me hotele, shtëpi, blloqe zyrash, dyqane dhe restorante që ndihmojnë në shlyerjen e borxhit dhe maksimizimin e të ardhurave të krijuara nga zhvillimi i territorit.

United do të kërkonte fonde publike për të ndihmuar në pagesën e kostos së madhe të projektit, por kjo do të përdoret kryesisht për kostot e infrastrukturës dhe një qendër të re të mundshme transporti për Mançesterin.

Sponsorët sigurisht që do të ofronin mjaft investime. Të drejtat e emërtimit të stadiumit dhe një video bord gjigant i sponsorizuar janë të dyja opsionet e mundshme.

Klubit do t’i duhet të marrë hua shumë para që do të kompensoheshin me të ardhurat e ardhshme. Borxhi i United aktualisht është mbi 900 milionë dollarë.

United shpreson se projekti do të zgjasë gjashtë vjet, gjë që është paksa ambicioze duke pasur parasysh se terreni i ri i Tottenham-it u hap tetë vjet pasi u miratua.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore