Lajme

Zbulohet një tjetër varr masiv me indigjenë në Kanada


Një tjetër varr masiv me fëmijë indigjen është zbuluar pranë një ish-shkollë Rezidenciale Indiane, në Kanada.

Kombi i parë Cowessess në Saskatchewan do të organizojë një konferencë shtypi për të njoftuar “zbulimin e tmerrshëm dhe tronditës” të varreve.

Sipas shoqatës indigjene numri i varreve të paidentifikuar ishte më i madh se zbulimi i eshtrave të 215 fëmijëve në fund të majit.

Këta të fundit ishin të varrosur pranë nje ish-shkolle Rezidenciale Indiane Kamloops në British Columbia.

Drejtuesit indigjenë dhe të mbijetuarit e shkollave rezidenciale në Kanada u kanë bërë thirrje zyrtarëve të kryejnë një hetim të plotë të çdo ish-shkollë rezidenciale në vend pasi u gjetën eshtrat e fëmijëve.

Ndërkohë, udhëheqësit lokalë në Saskatchewan po kontaktojnë të mbijetuarit dhe familjet për t’i informuar ata për eshtrat.

Fotografitë dhe videot e faqes pritet të publikohen gjatë kësaj dite.

Si u zbuluan eshtrat e fëmijëve?

Kombi i Parë i Tk’emlups te Secwepemc deklaroi se eshtrat u gjetën me ndihmën e një radari që depërton në tokë gjatë një studimi të shkollës.

Mendohet se eshtrat e disa prej fëmijëve janë më të vegjël se tre vjeç.

Historia e shkollave ​​rezidenciale?

Shkollat ​​rezidenciale të Kanadasë ishin shkolla me konvikt të detyrueshme të drejtuara nga qeveria dhe autoritetet fetare gjatë Shekujve 19 dhe 20 me qëllim për të asimiluar me forcë rininë autoktone.

Shkolla indiane Kamloops ishte më e madhja në sistemin e banimit. Hapur nën administrimin katolik romak në vitin 1890, shkolla kishte rreth 500 nxënës kur regjistrimi arriti kulmin në vitet 1950.

Qeveria qendrore mori administrimin e shkollës në 1969-ën deri në 1978-ën, kur ajo u mbyll.

Rreth vitit 1863 deri në 1998-ën, më shumë se 150 mijë fëmijë autoktonë u morën nga familjet e tyre dhe u vendosën në këto shkolla.

Fëmijët shpesh nuk lejoheshin të flisnin gjuhën e tyre ose të praktikonin kulturën e tyre dhe shumë u keqtrajtuan dhe abuzuan.

Një komision i nisur në vitin 2008 për të dokumentuar ndikimet e këtij sistemi zbuloi se një numër i madh i fëmijëve autoktonë nuk u kthyen më në shtëpi, në komunitetet e tyre.

Raporti historik i së Vërtetës dhe Pajtimit, i lëshuar në vitin 2015, tha se politika arriti në “gjenocid kulturor”.

Në vitin 2008, qeveria Kanadeze kërkoi falje zyrtarisht për sistemin.

Projekti “Fëmijët e Zhdukur” dokumenton vdekjet dhe vendet e varrimit të fëmijëve që vdiqën ndërsa po shkonin në shkolla.

Deri më tani, janë identifikuar më shumë se 4 mijë e 100 fëmijë që vdiqën ndërsa ndiqnin një shkollë rezidenciale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore