Film

Zbulohet data zyrtare e premierës së serialit “Friends”


Janë publikuar disa pamje nga ribashkimi i shumë pritur i serialit “Friends” të HBO Max si dhe promoja e tij, teksa rikthimi do të sjellë pranë adhurueseve një listë të veçantë me yje nga më të mëdhenjtë në industrinë e filmit dhe të muzikës.

Data zyrtare e premierës së serialit ikonik “Friends” është përzgjedhur të jetë 27 maji, që “fiku” aludimet e fansave dhe thashethemeve të cilat pretendonin se prodhimi kinematografik nuk do të shfaqej deri në shtatorin e këtij viti.

Kasti i gjerë përfshin yjet nga bota e filmit, të tilla si: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer.

Ndërsa lista e yjeve të ftuar është mjaft e larmishme teksa përfshin fytyrat më me influence rreth botës së muzikës e sportit.

David Beckham, Justin Bieber, BTS, James Corden, Cindy Crawford, Cara Delevingne, Lady Gaga, Elliott Gould, Kit Harington, Larry Hankin, Mindy Kaling, Thomas Lennon, Christina Pickles, Tom Selleck, James Michael Tyler, Maggie Wheeler, Reese Witherspoon dhe Malala Yousafzai, janë disa nga figurat publike të cilat do të jenë pjesë e serialit për këtë sezonë rikthimi.

“Friends” rikthehet me skenat ikonike origjinale të komedisë nën logon e kompanisë “Warner bros”, dhe pritet të thyej rekord që në episodin e parë të premierës.

Producenti, Ben Winston drejtoi produksionin special dhe ekzekutiv së bashku me Kevin Bright, Marta Kauffman dhe David Crane.

Ndryshe, “Friends” u shfaq si premierë në vitin 1994 dhe u zhvillua për 10 sezone në NBC.

Ky serial mbetet një nga shfaqjet më të njohura në botë, pasi ka shpërthyer në transmetim kur 236 episodet e tij debutuan në Netflix në vitin 2015 dhe fituan një brez të ri të fansave. Por seriali u largua nga Netflix në vitin 2019 dhe u zhvendos në WarnerMedia HBO Max në vitin 2020

https://www.youtube.com/watch?v=MedRN92V6lE

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore