Pajisje

Zbulohen imazhet zyratare të Xiaomi Mix Fold 3


Prezantimi zyrtar i Xiaomi Mix Fold 3 është planifikuar për të hënën, më 14 gusht. Me sa duket, themeluesi dhe CEO i Xiaomi, Lei Jun, ka vendosur të ndajë dizajnin e këtij smartfoni para prezantimit zyrtar.

Lei Jun ka përdorur tre fjalë për të përshkruar këtë produkt të ri: i hollë, elegant dhe premium.

Ai ka postuar imazhe të smartfonit në llogarinë e tij personale në platformën X (Twitter) dhe në rrjetin social Weibo.

Ky smartphone do të vijë me katër kamera, përfshirë një kamerë periskopi, dhe vetëm disa nga “modelet horizontale” të këtij viti do ta kenë atë, duke përfshirë Google Pixel Fold dhe Huawei Mate X3.

Xiaomi Mix Fold 3 design Xiaomi Mix Fold 3 design

Fatkeqësisht, asnjë telefon celular nuk është gjerësisht i disponueshëm edhe pse vetëm Huawei është nën sanksione.

Sipas informacioneve, Xiaomi Mix Fold 3 do të jetë rezistent ndaj ujit dhe do të ketë një kamerë të vendosur nën ekran.

Ai gjithashtu do të ofrojë mundësi për karikim të shpejtë me tela 67W dhe 50W me valë.

Xiaomi Mix Fold 3 design Xiaomi Mix Fold 3 design

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore