Lajme

Zbulohen gjurmë të dinozaurëve në Poloni


Qindra gjurmë të dinozaurëve janë gjetur në Poloni.

Gjeologët bëjnë me dije se “ato janë në gjendje shumë të mirë, sa mund të shihet edhe lëkura me luspa”.

Gjurmët dhe kockat e fosilizuara u gjetën në një minierë të nëndheshme në Borkowice, 130 km në jug të Varshavës.

Gjeologët mendojnë se ato përfaqësojnë të paktën shtatë lloje të ndryshme dinozaurësh dhe se ka të ngjarë të gjejnë më shumë.

Ata kanë zbuluar edhe pjesë kockash nga kafshë dhe peshq.

Instituti Kombëtar i Kërkimeve në Poloni i ka cilësuar këto gjetje si një “thesar”.

Gjeologu Grzegorz Niedzwiedzki tha se nga gjurmët e lëna prej dinozaurëve, mund të lexohen sjelljet dhe zakonet e tyre.

“Ne kemi gjurmë të lëna nga dinozaurët që vrapojnë, notojnë, pushojnë dhe ulen”, shpjegoi ai.

Gjurmët më të mëdha të dinozaurëve mishngrënës janë 40 centimetër të gjata. Në shumë raste mund të shihet me detaje edhe lëkura e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore