Sport

Zbulohen fjalët e Messit para se të bëhej kampion bote me Argjentinën: Kë përmendi?


Një përdorues i TikTok ka zbuluar fjalët e shqiptuara nga Lionel Messi sekonda përpara goditjes vendimtare të penalltisë së Gonzalo Montiel në finalen e Kupës së Botës.

Me goditjen e suksesshme të lojtarit të Atletico Madridit, Argjentina mposhti Francën për t’u bërë kampione e botës.

Sipas këtij përdoruesi, fraza e argjentinasit, siç mund të lexohet në buzët e tij, ishte “mund të jetë sot, abu [gjyshe]”.

@jonatanrajoy19 Emocionante y poético relato inglés (subtitulado) del periodista Peter Drury del último penal de Montiel para que Argentina sea campeón del mundo, y sobre el final dedicándole unas palabras a Leo Messi! 👏👏👏 #TodosJuntos ⭐⭐⭐ 🇦🇷 . . #qatar2022 #argentina #seleccionargentina #scaloneta #campeonesdelmundo #messi #leomessi #maradona #worldcup #montiel #scaloni #rosario ♬ sonido original – Jonatan Rajoy

Duhet theksuar se marrëdhënia e Messi-t me gjyshen e tij nga nëna Celia, e cila gjithmonë besonte në talentin e tij dhe e shtynte atë të merrej me këtë sport kur ishte vetëm pesë vjeç, ishte e veçantë.

Në një intervistë për ‘Tyc Sports’, ylli argjentinas ka kujtuar se si “gjyshja ime u thoshte: futeni në lojë, por ata u përgjigjën: jo, jo, ai është shumë i vogël. Ajo u kthye dhe këmbënguli: futeni, ai do të shpëtojë lojën”.

Që kur Messi bëri debutimin e tij te Barcelona në vitin 2004, golat e tij i janë kushtuar gjithmonë asaj, e cila u nda nga jeta kur ishte 10 vjeç.

Në këtë mënyrë Messi i ka bërë thirrje gjyshes që e ka shoqëruar aq shumë në fillimet e tij. Kjo frazë ka prekur të gjithë Argjentinën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore